Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush, ka folur sot në Uashington, në konventën e industrisë bio-teknologjike.
"Mënyra më e drejtpërdrejtë dhe më e mirë për të larguar rreziqet që i kanosen vendit tonë është eliminimi i tyre atje ku e kanë zanafillën. Dhe kjo është ajo cfarë kanë bërë Shtetet e Bashkuara", tha Bush.
Në këtë drejtim ka theksuar Bush është dhe projekti i ri i qeverisë, me vlerë prej 6 miliard dollarë për dhjetë vjet. Ky projekt synon të rrisë shpejtësinë e kërkimeve dhe prodhimit të vaksinave dhe trajtimeve mjekësore kundër antraksit, ebolës dhe pasojave të tjera të shkaktuara nga bio-terrorizmi.
XS
SM
MD
LG