Ndërlidhjet

PEJË


Gjykata e qarkut në Pejë ka dënuar sot Veselin Beshoviqin nga fshati Gorazhdec me 7 vjet burgim për krime lufte. Gjyqtari ndërkombëtar, Vinad Bolell ka thënë se i akuzuari Veselin Beshoviq është shpallur fajtor për krimet e kryera më 14 maj të vitit 1999 në fshatrat Çyshk dhe Zahaq të Pejës. Mbrojtja e të dënuarit paralajmëroi ankesë në këtë endim. Prokurori ndërkombëtar Kamaduni Nyasulu është shprehur i pakënaqur me vendimin e gjyqit.
XS
SM
MD
LG