Në seacë e sotme të gjykimit të të akuzuarit për krime lufte, Sllobodan Millosheviq, dëshmitari Suad Xhafiq ka thënë se ka mbijetuar pushkatimin e civilëve myslimanë në maj të vitit 1992, në afërsi të Vlasenicës, që e kanë bërë forcat paraushtarake serbe. Sipas listës së numrit të personave të vrarë me këtë rast, të paraqitur nga ana e prokurorisë, janë vrarë 21 persona.