Ndërlidhjet

NJU JORK


Ka filluar rivendosja graduale e rrymës elektrike në rajonet e Shteteve të Bashkuara dhe të Kanadasë pas rënies masive të djeshme të sistemit energjetik që la pa rrymë rreth 50 milionë njerës.
Shkaku i saktë i kësaj rënie të rrjetit energjetik është akoma i paqartë , por ka indikacione se problemi mund të kishte filluar në shtetin federal amerikan Ohajo se sa në Nju Jork ose në Kanada, sikurse mendonin më herët disa.
Presidenti i Shteteve të Bashkuar George Bush ka thënë se ky nuk ishte ndonjë akt terrorist. Ai ka lavdëruar miliona qytetarët që ruajtën qetësinë.
''Banorët e qytetit të Nju Jorkut dhe shtetit të Nju Jorkut dhe banërët e rajoneve që u prekën nga rënia e mbrëmëshme e sistemit energjetik, të cilët ruajtën qetësinë dhe ndihmuan fqinjët njëmend u treguan banorëve të rajoneve tjera të vendit dhe botës karakterin e vërtetë të popullit Amerikan'', ka deklaruar George Bush.
Ai ka premtuar se autoritetet do të hulumtojnë problemin që kishte shkatuar rënien zinxhirore të rrjetit energjetik dhe do t'e zgjidhin.
XS
SM
MD
LG