Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell, ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që presidenti i përmbysur i Irakut Sadam Hysein ka qenë i vendosur për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë.
Zoti Pauell këto komente i ka bërë në Uashington pas publikimit të një raporti të ekipit prej 1200 inspektorëve që kanë thënë se në Irak nuk kanë gjetur armë të shkatërrimit në masë. Duke folur në këtë temë Kolin Pauell, ka thënë:
"Regjimi i Sadam Hyseinit ka qenë i vendosur të siguroj kapacitete për të zhvilluar armë kimike, biologjike dhe bërthamore, kuptohet nëse do të lejohej të bënte në gjë të tillë", ka thënë sekretari amerikan i shtetit, Kolin Pauell.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG