Ndërlidhjet

ZAGREB


Komandanti i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, Agim Çeku në një intervistë që e botoi sot gazeta Veçernji List, tha pos tjerash, se "është i prekur dhe është shumë krenar me reagimet e qytetarëve të Kosovës, të institucioneve kosovare, me ato të pjesëtarëve të TMK-së por edhe të përfaqësuesve të Unmikut" -lidhur me arrestimin e tij nga autoritetet e Sllovenisë në Lubjanë. Agim Çeku mëtutje ka thënë se "policia sllovene është sjellë në mënyrë korrekte, por ajo nuk ka marrë parasysh faktin se "fletë-arresti ishte bërë nga autoritetet e Serbisë, e cila, siç dihet, nuk ka legjitimitet ndaj Kosovës dhe ndaj qytetarëve të saj".
XS
SM
MD
LG