Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë të ditur sot se Rusia rezervon të drejtën për të përdorur sulme ushtarake paraprake, nëse vendet e tjera do vazhdojnë përdorimin e forcës pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.
Në një intervistë dhënë mediave italiane, Putin ritheksoi besimin e Rusisë se përdorimi i forcës duhet të miratohet nga Kombet e Bashkuara, por theksoi se nëse përdorimi i sulmeve paraprake vazhdon të zhvillohet në një praktikë ndërkombëtare, atëhere edhe Rusia rezervon të drejtën për të vepruar në mënyrë të njëjtë për vetëmbrojtje.
XS
SM
MD
LG