Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se në kuadër të fushatës rajonale kundër trafikimit ka arrestuar një shqiptar, një britanik dhe një italian në ndërlidhje me aktivitetet e kompanisë ItalBeton në Kosovë, nën dyshimin se kanë plackitur vetura dhe i kanë regjistruar ato me dokumente të falsifikuara.
Gjatë operacionit të policisë në Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë, autoritetet e rendit kanë konfiskuar një kilogram të një substance që besohet të jetë narkotike dhe 100 automjete të kësaj kompanie për të vërtetuar prejardhjen e tyre.
Zëdhënësi i policisë, Derek Chapell tha se deri më sot është vërtetuar se 7 prej këtyre automjeteve janë vjedhur në pjesë të ndryshme të Evropës.
XS
SM
MD
LG