Ndërlidhjet

UASHINGTON


Në fjalimin e tij të sotëm në radio, presidenti amerikan George Bush u shpreh optimist lidhur me zhvillimet në ekonominë e Shteteve të Bashkuara.
Në fjalimin e tij, presidenti Bush, pos tjerash tha:
- Këtu në Uashington, përgjegjësia jonë është që të sigurohemi se kjo ekonomi do ta shfrytëzoj rastin dhe unë nuk do të jem i kënaqur derisa çdo person që dëshiron të punoj të mos gjej punë. Kam propozuar një plan prej 6 pikave për ta forcuar këtë ripërtritje dhe për të sjellë prosperitet në çdo pjesë të Amerikës.
Por, demokratja Darlene Hooley, në paraqitjen e sotme javore të demokratëve në radio, ka thënë se presidenti Bush dhe shumica republikane në Kongres, kanë dështuar që të krijojnë mjaft vende të reja të punës. Ajo ka thënë se "në mbarë vendin, afro nëntë milionë amerikanë mbesin të papunë".
XS
SM
MD
LG