Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë refuzuar të marrin pjesë në takimin e Brukselit më 9 dhjetor, kur pritet të miratohet plani përfundimtar për operacionalizimin e përmbushjes së standardeve. Oliver Ivanoviç ka thënë për radion Evropa e Lirë se serbët nuk duan të marrin pjesë në këtë takim pasi nuk janë njoftuar me versionin përfundimtar të planit për standardet dhe nuk duan të ndodhen para një akti të kryer. Sipas Ivanoviçit, serbët e Kosovës kërkojnë që standardet të jenë në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshilli të Sigurimit dhe ta riafirmojnë ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë dhe Malit të Zi.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.