Ndërlidhjet

UASHINGTON


Drejtori i sigurisë vendore të Shteteve të Bashkuara, Tom Ridge tha në Uashington se Al Kaida është akoma aktive dhe akoma e etëshme të sulmojë interesat amerikane si brenda ashtu edhe jashtë.
“Ka mijëra e mijëra njerëz të shpërndarë në afro 40 a 50 vende anembanë botës, të cilët i konsiderojnë Shtetet e Bashklura cak të tyre primar”, tha Drejtori i sigurisë vendore, Tom Ridge.
Madje edhe nëse lideri i al Kaidës, Osama bin Laden kapet ose vritet do të ketë të tjerë që do të dalin të udhëheqin organizatat e tilla terroriste, tha Ridge.
Ai theksoi më tej se kërcënimet shtruan nevojën për departamentin e ri të Shteteve të Bashkuara që do të kujdeset për sigurinë vendore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG