Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeadministratori Michael Steiner në mesazhin e vitit të ri drejtuar popullit të Kosovës thotë se të gjithë duhet të kujtojnë me krenari përparimet që janë arritur, duke i ftuar njëherit të gjithë që bashkërisht të ballafeqohen me sfidat që akoma gjenden përpara.
Ai ka thënë se Autoritetet vendore dhe UNMIK-u janë të “angazhuar në qëllimin fisnik dhe ambicioz-për ta bërë Kosovën vend ku të gjithë qytetarët e sajë jetojnë mirë dhe me dinjitet”.
Steiner ka theksuar se përparimet e mëtejëshme mundë të arrihen në partneritet- institucionet e Kosovës dhe UNMIK-u, “ku sejcili do të luaj rolin e tij”.
“Por më e rëndësishmja është pjesëmarrj aktive dhe mbështetja e vetë popullit të Kosovës”, ka thkesuar kryeadministratori, duke shtuar se optimizmi i tij mbështetet “në vitalitetin dhe dinamizmin” e popullit të Kosovës.
XS
SM
MD
LG