Ndërlidhjet

BEOGRAD


Po rritet presioni për dorëzimin e Millan Millutinoviq në Tribunalin e Hagës për krime lufte pas skadimit të mandatit të tij si president i Serbisë.
Millutinoviq është akuzuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.
Autoritetet jugosllave dhe serbe kanë lënë të hapura si mundësinë që Millutinoviq ti dorëzohet vullnetarisht Gjykatës apo të arrestohet dhe transferohet në Hagë.
Ndërkaq, presidenti jugosllav, Vojisllav Koshtunica duke folur në Beograd ka shfaqur keqardhje për ate siç është shprehur se “Tribunali ka vazhduar me praktikën sipas së cilës rregulla të ndryshme vlejnë për ish republikat e ndryshme jugosllave”.
XS
SM
MD
LG