Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë që t'i hedhë poshtë komentet e sotme të zyrtarit të lartë rus, i cili tha se mund të duhet të përdoret forca ushtarake për të fituar respektin pasi qeveritë perëndimore e njohën Kosovën përkundër vërejtjeve të Rusisë.
Nënsekretari i Shtetit Nicholas Burns i quajti "tejet të papërgjegjshme" komentet e përfaqësuesit rus në NATO, Dimitrij Rogozin.
Burns gjithashtu e kritikoi retorikën e ashpër të qeverisë ruse me të cilën dënohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore.
"Ne e këshillojmë fuqishëm Rusinë që të jetë më e përgjegjshme në komentet publike të saj ndaj Kosovës", tha Burns.
"Rusia është e izoluar këtë javë, shumë pak vende e mbështesin pozicionin e saj", tha Nicholas Burns.
Nënsekretari i shtetit gjithashtu ka thënë se Rusia nuk është shumë kooperative lidhur me Kosovën.
Protestën e sotme në Mitrovicë, Nicholas Burns e ka quajtur "në masë të madhe simbolike".