Ndërlidhjet

SHPK: Situata e sigurisë në veri e qetë


Është anuluar urdhri për ndalimin e hyrjes në Kosovë të shtetasve serbë, të cilët vlerësohej se hynin për të protestuar bashkë me komunitetin serb të Kosovës kundër shpalljes dhe njohjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës Veton Elshani vlerëson se situata e sigurisë tashmë është e qetë si në pjesën veriore te Mitrovicës, ku është mbajtur protesta ashtu edhe në vendkalimet kufitare.

Sipas, zëdhënësit të SHPK-së për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti, disa nga protestuesit kanë hedhur gurë dhe mjete piroteknike mbi policinë, që ishte barrikaduar mbi urën e lumit Ibër. Policia nuk ka ndërhyrë.

“Policia nuk ka përdorur asnjë lloj force që të shpërndajë qytetarët ose protestuesit. Vlerësohet se rreth 2 mijë protestues të kenë qenë në këtë protestë, e cila ka përfunduar diku rreth orës 14.45. Protesta përfundimisht konsiderohet të jetë e qetë për faktin se nuk janë regjistruar incidente apo probleme tjera në përgjithësi, përveç britmave dhe këtyre mjeteve piroteknike të përdorura, nuk ka pasur incidente tjera”, tha Hoti.
XS
SM
MD
LG