Ndërlidhjet

Beograd: Policia ndaloi tubimin pro BE-së


Policia e Serbisë ka ndaluar një tubim të studentëve, i cili kishte për qëllim të tregojë vullnetin e mirë ndaj Bashkimit Evropian.

Agjencia AFP njoftoi se policia nuk i lejoi studentët e universitetit që të tubohen para ambasadës së Sllovenisë në Beograd, vendit kryesues të BE-së.

Megjithate, policia e lejoi udhëheqësin e studentëve Simon Simonoviq që t'i afrohet ambasadës sllovene dhe ambasadorit Miroslav Luci t'i japë një panel qelqi për të zëvendësuar dritaren, e cila u thye gjatë protestave të javës së kaluar kundër pavarësisë së Kosovës.

"Ne dëshirojmë t'ia japim këtë dhuratë ambasadorit slloven për të treguar se kjo nuk është fytyra e vërtetë e Serbisë", tha Simonoviq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG