Ndërlidhjet

Havel: Pavarësia duhej garantuar më parë


Ish presidenti i Çekisë Vaclav Havel ka deklaruar se pavarësia e Kosovës duhej të garantohet shumë më parë.

"Në kohën kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë kundër regjimit kriminel të Sllobodan Millosheviqit, me siguri që në kuadër të atij intervenimi mundej të garantojë pavarësinë apo pavarësinë relative të Kosovës", i ka thënë Havel javores çeke "Tiden".

Ish presidenti i Çekisë ka shtuar se qysh atëherë ka mundur të ndodhë ajo që ndodhi tani, pavarësimi i Kosovës.

"Edhe më parë kam mbrojtur qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare duhet sa më parë të intervenojë për mbrojtjen e jetëve të njerëzve nga arbitrariteti i shtetit", ka thënë Vaclav Havel.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG