Ndërlidhjet

Liderë botërorë dënojnë sulmin në Jerusalem


Policia izraelite është vënë në gjendje të lartë gatishmërie pasi dje një palestinez i armatosur hapi zjarr në një seminar hebraik në Jeruselem, ku vrau tetë studentë dhe plagosi 10 të tjerë.

Palestinezi i armatosur, i cili ishte banor i Jerusalemit Lindor, u qëllua për vdekje nga një oficer policie që jetonte në afërsi.

Ky ishte sulmi i parë vetëvrasës në Jerusalem prej 29 janarit, 2004, kur 19 izraelitë u vranë në sulmin me bomba në një autobus.

Lëvizja radikale islamike Hamas tha se sulmi ishte "reagim i natyrshëm" kundër vrasjes së dhjetra palestinezëve nga Izraeli në Gaza.

Sulmin në shkollën në Jerusalem, presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e quajti akt të egër dhe barbar.

Sulmin e dënuan edhe kreu i OKB-së, Ban Ki Moon, Britania, Franca, BE-ja, Kanadaja, Izraeli dhe presidenti palestinez Mahmud Abbas.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG