Ndërlidhjet

Rehn: Mali i Zi konstruktiv për Kosovën


Eurokomisioneri për zgjerim Oli Rehn deklaroi sot se Mali i Zi ka pasur rol konstruktiv në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës.

Gjatë një fjalimi në Kuvendin e Malit të Zi, Rehn tha se e kupton "ndërlikueshmërinë e raporteve" në Mal të Zi lidhur me përcaktimin ndaj pavarësisë së Kosovës.

Ai më tej shtoi se BE-ja është e gatshme që Kosovës t'i ofrojë mbështetje të plotë për zhvillim ekonomik, sikur edhe vedneve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Para fjalimit të Rehnit në sallën e Kuvendit, deputetët e koalicionit "Lista Serbe" kishin vënë mbishkrime "Kosova është Serbi".

Pas kësaj deputeti shqiptar Ferhat Dinosha paraqiti mbishkrimin "Kosova është Evropë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG