Ndërlidhjet

Tadiq sinjalizon zgjedhjet e jashtëzakonshme


Kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, ka bërë të ditur se do të konvokojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në harmoni me autorizimet kushtetuese, pasi që të ketë në dorë vendimin e qeverisë për dorëheqjen.

Tadiq ka thënë se respekton qëndrimin e kryeministrit Koshtunica se më nuk është në gjendje të udhëheqë qeverinë, por ka shtuar se nuk pajtohet me qëndrimin se qeveria nuk ka politikë unike shtetërore për Kosovën.

Kryetari i Partisë Liberale Demokartike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka deklaruar se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme janë rast për shkëputje përfundimtare me politikën që ka përçarë qytetarët e Serbisë, ndërsa vendin e ka konfrontuar me gati gjithë botën.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG