Ndërlidhjet

Koshtunica: Serbia në BE vetëm me Kosovën


Kryeministri në largim i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka këmbëngulur sot se Serbia mund të hyjë në Bashkimin Evropian vetëm me Kosovën.

Deklarata e tij u bë një ditë pasi Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë që të shmangë izolacionizmin dhe të qëndrojë në kursin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Koshtunica tha se zgjedhjet e parakohshme në Serbi do të duhej t'i dërgojnë mesazh të qartë Bashkimit Evropian se "Kosova është Serbi dhe se Serbia mund të hyjë në BE vetëm me Kosovën".

"Serbia duhet ta respektojë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, në mënyrë që të fitojë respektin e BE-së", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG