Ndërlidhjet

Bisedime për praninë ushtarake të SHBA në Irak


Shtetet e Bashkuara dhe Iraku i filluan negociatat për marrëdhëniet afatgjata mes dy vende dhe përcaktimin e bazës legale për praninë e trupave amerikane.

Bisedimet pritet të sqarojnë nëse Uashingtoni do të ketë baza të përhershme në Irak, sa do jetë numri i trupave të stacionuar atje dhe për sa kohë do të qëndrojnë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se presin negociatat të zgjesin deri në muajin dhjetor.

Në zhvillime tjera, të paktën 16 udhëtarë e humbën jetën dhe 20 u plagosën nga bomba që sot ka goditur një autobus në jug të Irakut.

Po sot, të paktën 9 persona, përfshirë katër policë, e kanë humbur jetën në qytetin Mosul.
XS
SM
MD
LG