E ardhmja e Serbisë është në Evropë dhe ne shpresojmë se qeveria e re, e cila do të formohet pas zgjedhjeve, do të ketë orientim të qartë drejt integrimeve evropiane, ka deklaruar ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordsworth.
"Shpresojmë se partitë që u janë përkushtuar integrimeve evropiane të kalojnë mirë sepse e ardhmja e Serbisë në masë të madhe është e lidhur me Evropën", tha ai.
Ndërkaq lidhur me Kosovën, ambasadori britanik Wordsworth ka thënë se tash është kryesorja që situata në Kosovë është "kryesisht e qetë", dhe ka shtuar se është me rëndësi që të mbetet e qetë edhe gjatë fushatës parazgjedhore.