Ndërlidhjet

Situatë e rëndë në Tibet


Protestuesit kanë djegur dyqanet dhe veturat në kryeqytetin tibetian, Lhasa, në trazirat më të mëdha në këtë rajon gjatë dy dekadave të fundit.

Ambasada e SHBA-ve në Pekin ka thënë se qytetarët amerikan kanë raportuar për shkëmbime të zjarrit dhe një numër të të plagosurve.

Lideri tibetian në ekzil, Dalai Lama ka apeluar te lidershipi kinez për ndaljen e përdorimir të forcës ndaj protestuesve. Edhe komuniteti ndërkombëtarë ka bërë thirrje për përmbajtje:

Ministri i jashtëm britanik, David Miliband deklaroi se " të gjitha vendet evropiane po kërkojnë sqarime se cfarë po ndodh aktualisht në rajon. Janë dy porosi të rëndësishme që duhet dërguar. E para është nevoja për përmbajtje nga të gjitha palët dhe e dyta se dialogu thelbësorë është e vetmja rrugë për të ecur para" ka thënë Miliband.
XS
SM
MD
LG