Ndërlidhjet

Ambasadori Mas: BE-ja nuk është e ndarë rreth Kosovës


Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Volfram Mas deklaroi se Evropa nuk është e ndarë lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe se njohja e saj është çështje e "vendimit të vendeve individuale anëtare, e jo e Bashkimit Evropian". "Shumica e madhe e shteteve të BE-së e kanë njohur Kosovën. Dikujt thjeshtë i duhet pak më tepër kohë. Vendimtare është se vendet e BE-së, pa përjashtim, janë pajtuar që me anë të misionit EULEX të marrin përgjegjësinë në Kosovë", i tha ambasadori Mas, gazetës Dnevnikn në Novi Sad. Sipas tij, Bashkimi Evropian kurrë nuk e ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka arsye për konflikt ndërmjet BE-së dhe OKB-së.
Ambasadori Mas mëtutje ka thënë se për shkak se vendi i tij e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, atij nuk i është ndaluar të komunikoj me zyrtarët e qeverisë së Serbisë, por për disa zyrtarë serbë është problematike të takohen me të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG