Rusia ka bërë thirrje për bisedime të reja ndërkombëtare mbi statusin e Kosovës, duke thënë se trazirat e fundit ishin pasojë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
"Është e qartë se situata mund të normalizohet vetëm duke kthyer procesin e Kosovës në kornizën e ligjit ndërkombëtar, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme nga të dyja palët, e bazuar në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit", thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme në Moskë.
Duke iu referuar përleshjeve të sotme, deklarata e Rusisë thotë se "ngjarjet në Mitrovicë nuk mund të shihen të izoluara nga zhvillimet e gjithëmbarshme në Kosovë".
"Rritja e tensioneve atje, sidomos në zonat etnike serbe, është pasojë direkte e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga ana e Prishtinës dhe mospranimi i këtij hapi jolegjitim nga serbët që jetojnë në Kosovë", thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme e Rusisë gjithashtu kërkon që prania ndërkombëtare në Kosovë të tregojë "vetëpërmbajtje dhe të veprojë saktësisht në pajtim me mandatin e saj".