Ndërlidhjet

Bush i dërgon letër Putinit


Presidenti rus Vladimir Putin tha se ka pranuar një "dokument serioz" nga presidenti i SHBA-ve Xhorxh Bush, ku ofrohet prespektiva e progresit të suksesshëm midis dy vendeve.

Nuk u dhanë më shumë hollësi për pëmbajtjen e letrës nga Putin, përderisa ai takoi sekretaren e shtetit, Kondoliza Rajs dhe atë të mbrojtjes Robert Gates.

Presidenti i sapo zgjedhur rus, Dimitri Medvedev gjithashtu u takua me zyrtarët e lartë amerikan. Ai u shpreh i sigurtë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të lëvizin përpara në zgjidhjen e mospajtimeve për sistemin mbrojtës antiraketorë në Evropë.

Rice dhe Gates po qëndrojnë për vizitë dy ditëshe në Moskë, ku me autoritetet ruse po diskutojnë planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës anti raketorë në Çeki dhe Poloni dhe luftën kundër terrorizmit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG