Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, i bëri thirrje lidershipit në Serbi, që të bëjë presion te serbët e Kosovës që të shmangin "aktet provokuese".
"Jam shumë e shqetësuar me ngjarjet në Mitrovicë. Lidershipi serb duhet t'u thotë serbëve në Kosovë se tash nuk është koha për provokime. Unë besoj se kosovarët po bëjnë çdo gjë për të ruajtur qetësinë", ka shtuar Rice.
Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, ka deklaruar se "Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën kundër personelit të Kombeve të Bashkuara dhe NATO-s në veri të Kosovës dhe i bëjnë thirrje Serbisë ta kundërshtojë atë.
"I bëjmë thirrje gjitha komuniteteve në Kosovë të ruajnë qetësinë; njëherësh, i bëjmë thirrje Qeverisë së Serbisë t'i dënojë këto akte të dhunës dhe të ndërmarrë hapa për të ulur tensionet", ka thënë Casey.