Ndërlidhjet

Cheney: NATO të luajë rol më të madh në Afganistan


Zëvendës presidenti amerikan Dick Cheney dhe presidenti afgan Hamid Karzai i kanë bërë thirrje NATO-s që t'i zgjërojë aktivitetet në Afganistan.

Cheney e ripërsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara, por tha se do të dëshironte që edhe 26 anëtarët tjerë të aleancës të luajnë rol më të madh.

"Ne po fillojmë këtë muaj të stacionojmë këtu edhe 3.200 marinca amerikanë. Pas dy javësh, në samitin e NATO-s në Bukuresht, Afganistani do të jetë lart në agjendë dhe Amerika do t'u kërkojë aleatëve të NATO-s përkushtim më të madh në të ardhmen", tha Cheney.

Nënpresidenti amerikan, i cili ndodhet në një turne 10 ditësh në Lindjen e Mesme, mbërriti sot në Kabul në një vizitë të paparalajmëruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG