Ndërlidhjet

Rogozin: Amerika armatos ish-terroristët në Kosovë


Rusia ka kërkuar takim urgjent të Këshillit NATO-Rusi për të diskutuar autorizimin e Shteteve të Bashkuara që të furnizojë me armë Kosovën.

"I jam drejtuar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s me propozim për një takim joformal të Këshillit NATO-Rusi, për t'i diskutuar planet amerikane për furnizimin me armatim të Kosovës", tha i dërguari i i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin.

Ai tha se ndihma ushtarake amerikane për Kosovën synon të armatosë "ish-terroristët" dhe se ky hap mund të shpijë drejt "përplasjeve të reja terroriste në Ballkan".

"T'u japësh armë ish-terroristëve për luftën kundër terrorizmit, të paktën duket zbavitëse, në mos më keq", ka thënë Rogozin.

"Është mirë e njohur se ata që janë në pushtet në Kosovë kanë ardhur si organizatorë dhe liderë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën shumë shtete e njohin si organizatë terroriste", ka thënë ambasadori i Rusisë në NATO.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG