Ndërlidhjet

Cheney: Hamasi po i torpedon bisedimet paqësore


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Dick Cheney tha se Hamasi, me ndihmën e Sirisë dhe Iranit, po përpiqet t'i "torpedojë" bisedimet paqësore ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit.

Cheney i bëri këto komente në Jerusalem pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Ehud Olmert.

Dje në takimin me liderët palestinezë në Ramallah, ai tha se marrëveshja paqësore izraelito-palestineze do të kërkojë "konsecione të dhembshme" nga të dy palët.

Nga Izraeli, zëvendës presidenti Cheney u nis për në Turqi ku do të zhvillojë bisedime me presidentin Abdullah Gyl.
XS
SM
MD
LG