Presidenti i ardhshëm i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka tërhequr vërejtjen kundër anëtarësimit në NATO të Ukrainës dhe të Gjeorgjisë, duke thënë se kjo mund ta kërcënoj strukturën e sigurisë evropiane.
Mëtutje, në një intervistë për të përditshmen londineze, Financial Times, zoti Medvedev tha se asnjë shtet, që nuk është anëtar i aleancës, nuk do të ishte i kënaqur nëse fqinjët e tij bëhen anëtarë të saj.
Gjatë samitit të NATO-s, që mbahet javën e ardhshme në Bukuresht të Rumanisë, do të diskutohet për mundësinë e përfshirjes së Ukrainës dhe të Gjeorgjisë në "planin aksional për anëtarësim" të NATO-s.