Ndërlidhjet

McCain: Rusia të përjashtohet nga G8


Shtetet e Bashkuara duhet të bashkëpunojnë më nga afër me vendet e tjera dhe të degjojnë me kujdes qëndrimet e aleatëve. Kjo deklaratë e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale amerikane, John McCain duket të jetë përpjekja e tij e parë për tu diferencuar nga politika e jashtme e presidentit Bush.

"Fuqia e madhe që kemi nuk do të thotë se ne mund të bëjmë ç'të duam dhe kur të duam, ashtu siç nuk duhet të mendojmë se kemi gjithë mençurinë e duhur dhe njohuritë e nevojshme për të qenë gjithmonë të suksesshëm. Është e nevojshme të dëgjojmë. Na nevojitet të dëgjojmë qëndrimet dhe të respektojmë vullnetin e demokracive aleate", tha McCain.

Ai kërkoi mbylljen e burgut të Guantanamos, por shtoi se SHBA-të e kanë detyrim moral të qëndrojnë në Irak.

McCain kërkoi nga vendet perëndimore politika më të ashpra ndaj Rusisë, e cila sipas kandidatit republikan për president duhet të përjashtohet nga G8.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG