Ndërlidhjet

Holanda e dënon filmin kundër Islamit


Kryeministri i Holandës Jan Peter Balkenende tha se qeveria e tij e hedh poshtë interpretimin e Islamit të prezantuar në një film të shkurtër, i cili u postua në internet nga politikani i djathtë, Geert Wilders.

Balkenende tha se filmi e "barazon Islamin me dhunën", dhe shtoi se qeveria e Holandës e hedh poshtë këtë interpretim të religjionit.

Filmi 15 minutësh me titull "Fitna" tregon pamje nga 11 shtetori, 2001, dhe sulme të tjera islamiste, të shoqëruara me citate nga Kurani.

Filmi pretendon se numri në rritje i myslimanëve në Holandë dhe Evropë, e kërcënon mbijetesën e shoqërive demokratike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG