Presidenti amerikan George Bush do të takohet në Kroaci me presidentin dhe kryeminisitrin kroat si dhe me udhëheqësit e vendeve aleate, të cilave do t'ju jepet ftesa për anëtarësim në NATO gjatë samitit të Bukureshtit.
Vizita e presidentit Bush në Kroaci do të zhvillohet pas takimit të Bukureshtit, ku do diskutohet zgjerimi i Aleancës Veriatlantike.
Pritet që në Kraoci të venë dhe përfaqësuesit më të lartë të Shqipërisë.
Turneu evropian i presidentit amerikan Bush fillon më 1 Prill në Ukrainë, ku kreu i Shtëpisë së Bardhë do takohet me homologun ukrainas dhe kryeministrin e vendit.
Ukraina, së bashku me Gjeorgjinë shpreson të marrë ftesën për t'iu bashkangjitur "Planit të NATO-s për Veprim" gjatë takimit të Bukureshtit. Një numër vendesh, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara e mbështesin një hap të tillë. Por disa vende evropiane nuk besojnë se ky do të ishte një veprim i përshtatshëm për shkak të zhvillimit të demokracive në këto vende dhe kundërshtimeve të Rusisë.
Pas pjesëmarrjes në takimin e Bukureshtit ndalesa e rradhës, sipas Shtëpisë së Bardhë është Kroacia.
Shtëpia e Bardhë ka përsëritur sërish në prag të fillimit të turneut evropian të presidentit amerikan, se zgjerimi i NATO-s është një sukses historik, që synon nxitjen e paqes, sigurisë dhe përparimin demokratik dhe rritjen e shkallës së lirisë në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore.
Presidenti Bush gjatë vizitave në Evropë do përsërisë qëndrimin amerikan se sa e rëndësishme është liria dhe paqja në një Evropë të tërë e të bashkuar.