Ndërlidhjet

Presidenti Bush viziton Ukrainën


Presidenti amerikan, George Bush pritet që gjatë ditës së sotme të arrijë në Kiev, në një vizitë dyditëshe në Ukrainë.

Gjatë bisedave me liderët e këtij vendi, presidenti Bush pritet të shprehë mbështetje për synimet e Ukrainës për tu integruar në NATO.

Kjo lëvizje kundërshtohet nga Rusia dhe, sipas hulumtimeve të fundit të opinionit, edhe nga shumica e rusëve etnikë që jetojnë në lindje dhe në jug të Ukrainës. Pas vizitës në Ukrainë, presidenti Bush shkon në Bukuresht, për të marrë pjesë në samitin e
NATO-s.

Pas Bukureshtit, Bush takohet në Rusi me presidentin Vladimir Putin. Ata pritet të diskutojnë për Kosovën, planet amerikane për sistemin mbrojtës raketorë dhe zgjerimin e NATO-s.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG