Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria duhet t'i dinamizojë punët e jo fjalët


Daut Haradinaj
Daut Haradinaj

"Qeveria e Kosovës ende nuk ka asnjë program se çka do të ndodhë me Kosovën dhe në të ardhmen duhet të mendojë më shumë për zhvillimin ekonomik, sepse qytetarët kanë filluar të lodhen nga optimizmi se pas pavarësisë jeta do të ndryshojë", thotë Daut Haradinaj, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haradinaj, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si i vlerësoni zhvillimet politike dhe punën e deritanishme të Qeverisë?

DAUT HARADINAJ
Fillimisht, pavarësisa e Kosovës ka qenë një akt i shumëpritur dhe mund të them se është një finalizim i përpjekjeve të mëdha. Ndërsa, zhvillimet e mëvonshme nuk kanë qenë të lehta dhe qytetarët e Kosovës kanë pritur shumë, por, prapëseprapë shumë pak ka ndryshime. Tani, fokus kryesor ka mbetur agjenda për donatorë, që do të jëtë kjo mbledhja e donatorëve në qershor. Megjithatë, mendoj se Kosova meriton më shumë dhe qytetarët e Kosovës me të drejtë janë duke pritur më shumë, për shkak se gjendja sociale është shumë e rëndë.

Qeveria e Kosovës akoma nuk ka nxjerrë një program të saktë se çka do të ndodhë me Kosovën, por, prapëseprapë shpresoj që në ditët e ardhshme edhe këta do të mendojnë në këtë drejtim dhe do ta ofrojnë programin e zhvillimit të Kosovës, menaxhimit të Kosovës. Por, deri më sot, ju po e shihni edhe vetë se anjë element jetësor nuk ka ndryshuar, përpos elementit politik që sot jemi qytetarë të Kosovës dhe jo anëtarë. Mendoj se në të ardhmen duhet të mendojmë më shumë nga zhvillimi ekonomik dhe asistenca për qytetarë, sepse ata kanë filluar të lodhen dhe optimizmi i tyre se pas pavarësisië jeta do të nryshojë, po shuhet, ka filluar të zbehet, për shkak të gjendjes së rëndë sociale.

Në të njëjten kohë, ne mendojmë që Qeveria e Kosovës duhet t'i dinamizojë punët dhe jo fjalët.

RADIO EVROPA E LIRË
Një sfidë e re në shtetin e ri vazhdon të jetë veriu i Kosovës, për çka disa zyrtarë serbë kanë propozuar ndarje. Si e shihni ju zgjidhejn e këtij problemi?

DAUT HARADINAJ
Ndarjet etnike do të dëshmojnë që janë të gabushme dhe janë të rrezikshme. Nëse shkohet andej, atëherë ne do të kemi problem të rajonit. Ju e dini shumë mirë se në shumicën e vendeve të rajonit ka popullatë shqiptare dhe natyrshëm ne do të çelim hapësirë që edhe ata të kërkojnë ndarje dhe kjo do të jetë një rrezik për rajonin, jo vetëm për Kosovën, ose për Serbinë.

Mendoj se ne kemi dhënë garanci të mjaftueshme për komunitetin serb, që të jetojë në Kosovë i barabartë më çdo qytetarë të Kosovës; natyrshëm se do të kërkojmë njëjtë edhe për qytetarët tanë jashtë kufijve të Kosovës.

Mendoj se çdo tendencë për ndarje do të jetë në dëm fillimisht për ato kategori që e kërkojnë dhe, në të njëjtën kohë edhe për rajonin. Nuk besoj se ndarja është zgjidhje, përkundrazi, tani jemi vetëm në kohën kur kanë filluar integrimet dhe ne të gjithë jemi duke shkuar kah bashkimi, domethënë drejt Bashkimit Evropian dhe aty do të bashkohemi me çdo shtet fqinj; më mirë do t'i shohim zgjidhjet ose raportet, ndërtimin e raporteve edhe me Serbinë, edhe pse do të jetë e vështirë për momentin.

Ndarja nuk është zgjidhje. Mitrovica nuk ka zgjidhje tjetër veç integrimit. Faktori ndërkombëtar, sidomos NATO, është i vendosur që ta kontrollojë dhe sigurojë kufirin e Kosovës. Ne jemi në përkrahje të plotë të Bashkësisë ndërkombëtare për të vënë rend dhe ligj.

Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë se janë të barabartë para ligjit dhe të gjithë ata që tentojnë nëpërmjet dhunës ose formave të ndryshme, do të pengohen dhe do të luftohen ashpër nga çdo mekanizëm institucional për siguri. Detyrimisht ata duhet ta kuptojnë se e ardhmeja e tyre është Prishtina dhe jo Beogradi. Ne veç po e shohim se këta janë më shumë instrumente të Beogradit për agjenda politike, për zgjedhje, por, prapëseprapë, ne edhe i kuptojmë shqetësismet e një pjese të caktuar të qytetarëve, se nuk janë të kënaqur me pavarësinë e Kosovës, por ata duhet ta kuptojënë se e ardhmja e tyre është në Prishtinë dhe të ardhmen e kanë më të mirë në Prishtinë.

RADIO EVROPA E LIRË
Si e shihni njohjen e deritanishme të pavarësisë së Kosovës dhe a mendoni se është duke u lobuar sa duhet për njohjen e pavarësisë?

DAUT HARADINAJ
Njohja e pavarësisë së Kosovës fillimisht ka qenë në vlugun e madh, menjëherë pas 17 shkurtit; tash po shihet që është në një zbehje. Por, shpresoj që shumë shpejt, Unioni Evropian, SHBA-të, si fuqi, domethënë pas njohjes, edhe shtetet tjera do të vazhdojnë në mënyrë kronologjike ta njohin shtetin e pavarur të Kosovës, si një zgjidhje e favorshme për stabilitetin në rajon.

Natyrisht se ne jemi të kënaqur, duke i njohur rrethant se çfarë situatash kanë pasur ish-republikat e Jugosllavisë. Mendoj se nuk është e pakënaqshme, është e kënaqshm, por ne si qytetarë kërkojmë që sa më shpejt të gjitha shtetet ta pranojnë Kosovën, ta pranojnë realitetin e ri dhe të ecim tutje, sepse kemi edhe shumë punë për të bërë. Kemi anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat monetarë, ndërkombëtarë, Këshillin e Sigurimit... në të gjitha keto, sa më shpejt që të njihemi, aq më lehtë do ta kemi anëtarësimin në to. Megjithatë, unë mendoj se ka ecur mirë, ka ecur fuqishëm dhe mendoj se është një situatë e kënaqshme.

RADIO EVROPA E LIRË
Sipas planit të Ahtisaarit, zgjedhjet e reja në Kosovë duhet të mbahen nëntë muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes. Si mendoni ju, a do të ketë zgjedhje?

DAUT HARADINAJ
Pakoja e Ahtissarit është e pashkëputshme. Ne kemi dhënë garanci për implementimin e plotë të pakos së Ahtisaarit. Nëse do ta hapim si pako, kemi edhe shumë për të ndërruar se kemi edhe paknaqësi. Por, me gjithatë, si tërësi, ne jemi pajtuar me të dhe natyrshëm se do të kerkojmë implementimin e saj 100 për qind. Nuk do të vijmë në situata konfliktuoze politike për shkak të zgjedhjeve.

Unë shpresoj se të gjitha partitë politke dhe të gjitha mekanizmat në Kosovë do ta bëjnë një dakordim politik se çka do të ndodhë me zgjedhjet. Shpresoj që dakordimi politik të jetë në favor të zgjedhjeve, por gjithsesi jo në një mënyrë të shpejtë, por në situata kur Kosova vetëm i zgjidh shumicën e problemeve që i kemi aktualisht dhe vijnë situata të reja për zgjedhje.

Natyrisht që ne jemi opozitë dhe kërkojmë zgjedhje, por, prapëseprapë, jo në një fazë të shpejtë. Do të kërkohet kohë dhe do të kërkohet angazhim më i madh në fushat në të cilat janë më me rëndësi për qytetarin.


XS
SM
MD
LG