Ndërlidhjet

Rihapet ambasada amerikane në Beograd


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Beograd tha se të martën do ta rihapë seksionin konsullar, një muaj pasi ndërtesa e ambasadës u mbyll për shkak të dëmeve të shkaktuara nga nacionalistët serbë.

Pjesë të ndërtesës së ambasadës, e cila gjendet në qendrët të Beogradit, u dogjën gjatë trazirave antiperëndimore që shpërthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në trazirat, të cilat kishin në shënjestër edhe ambasadat e vendeve tjera perëndimore, një person e humbi jetën.

Në njoftimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara thuhet se Departamenti i Shtetit gjithashtu ka autorizuar kthimin e të gjithë anëtarëve të familjeve dhe personelit joesencial, të cilët u larguan nga Serbia pas trazirave.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG