Ndërlidhjet

Bush të premten viziton Kroacinë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhorxh Bush do të vizitojë të premtën Kroacinë, në kohën kur perendimi po shikon forcimin e prezencës së NATO-s në Ballkan, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Bush do të kalojë gati 2 ditë në Zagreb pasi të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Bukuresht, i cili do të hapë rrugën për ftesën e anëtarësimin në aleancë të Kroacisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

"Presidenti Bush do të vie të festojë atë që ne presim, ftesën për anëtarësimin e Kroacisë në NATO" ka thënë ambasadori amerikan në Zagreb, Robert Bradtke.
XS
SM
MD
LG