Ndërlidhjet

Kubanezët "sulmojnë" dyqanet


Kubanezët kanë tejmbushur dyqanet për të blerë motorçikleta, DVD dhe mallra të tjera konsumi, të cilat më parë ishin të ndaluara për publikun e gjerë.

Shumica e këtyre mallrave janë tepër të shtrenjta për masën e qytetarëve të Kubës, por agjecitë e lajmeve citojnë kubanezët të thonë se janë të lumtur që mallrat gjenden tani në treg.

Nxjerrja në treg e mallrave të tilla është mbështetur nga presidenti i ri i Kubës, Raul Kastro, i cili ka bërë të ditur se do heqë kufizimet nga jeta e përditshme e qytetarëve.

Rauli morri postin e presidentit nga i vëllai Fideli, që u tërhoq për arsye shëndetësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG