Ndërlidhjet

Viktima të reja në protestat në Tibet


Grupet tibetiane në ekzil thanë se të paktën tetë persona e kanë humbur jetën nga dhuna e fundit etnike që ka shpërthyer në Tibet, në Kinën perëndimore.

Grupet me qendër në Londër thanë se policia ka hapur zjarr ndaj turrmës së murgjëve budistë dhe civilëve, të enjten, të cilët protestonin për arrestimin e disa murgjëve nga autoritetet në provincën Sichuan.

Më herët, agjencia zyrtare kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se një zyrtar i qeverisë ishte lënduar seriozisht në ngjarjet e dhunshme në provincën Sichuan, por nuk përmendi protestues të vrarë apo të lënduar.
XS
SM
MD
LG