Ndërlidhjet

Përfundoi takimi Putin – Bush në Soçi


Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe ai amerikan, George Bush, thanë se kanë ndjenja pozitive lidhur me diskutimin e dallimeve të tyre, që disa u theksuan edhe në samitin e sotëm në pushimoren Soçi në Rusi.

Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, presidenti Putin tha se Rusia vazhdon ta kundërshtoj mbrotjen raketore amerikane në Evropë.

Presidenti Bush tha se ai ndjen "një optimizëm të kujdesshëm" se të dy palët do të mund të arrinin marrëveshje për këtë çështje:

- Ne sot u pajtuam se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia dëshirojnë ta krijojnë një sistem për t'ju përgjigjur kërcënimeve potenciale raketore, në të cilat Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të marrin pjesë si partnerë të barabartë. Ky është një vizion i fuqishëm dhe i rëndësishëm strategjik, tha presidenti Bush.

Zyrtarët nga të dy palët kanë thënë se dallimet lidhur me zgjerimin e NATO-s në lindje, pastaj ato për Kosovën dhe marrëveshjet për armamtim, ishin tema të tjera të "nxehta" që u diskutuan në këtë takim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG