Ambasadori amerikan dhe komandanti i trupave të Shteteve të Bashkuara në Irak do paraqesin raportin e rregullt para Kongresit.
Gjenerali David Petraeus dhe ambasadori Ryan Crocker do të dëshmojnë para një numri komitetesh të Kongresit, në të cilat marrin pjesë dhe tre kandidatët në zgjedhjet presidenciale amerikane, senatorët Hillary Clinton, John Mccain dhe Barack Obama.
Paraqitja e raportit vjen në kohën e luftimeve të ashpra mes forcave irakiane dhe militantëve shiitë të klerikut Moktad al Sadër.
Al Sadri po përballet me ultimatumin e qeverisë, që të shpërbëjë trupat e tij të njohura si ushtria e Mehdiut ose të heqë dorë nga politika.