Ndërlidhjet

Sejdiu: Beogradi – qendër e protestave të 17 marsit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka deklaruar se Beogradi ishte qendër nga e cila janë dirigjuar protestat e dhunshme në Mitrovicë më 17 mars dhe se ka dëshmi se në ato është i ndërlikuar shërbimi sekret serb.

"Më shumë se 40 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë të përfshirë në uzurpimin e ndërtesës së Gjykatës në veri të Mitrovicës dhe në dhunën e serbëve ndaj pjesëtarëve të forcave policore dhe ushtarake ndërkombëtare, tre ditë më vonë", ka thënë Fatmir Sejdiu.

Duke folur para studentëve të Fakultetit Juridik në Prishtinë, Fatmir Sejdiu ka deklaruar se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm.
XS
SM
MD
LG