Ndërlidhjet

Bakoyanni: Zgjidhja për Kosovën kur Serbia të hyjë në BE


Ministreja e Jashtme e Greqisë ka deklaruar se zgjidhja përfundimtare për Kosovën mund të arrihet vetëm kur Serbia të hyjë në Bashkimin Evropian.

Komentet e Doran Bakoyannis u bënë një ditë pasi Javier Solana tha se unioni duhet të nënshkruajë marrëveshjen e para anëtarësimit me Serbinë, në mënyrë që t'u ndihmohet forcave pro-evropiane para zgjedhjeve të 11 majit në Serbi.

Bakoyanis tha se "zgjidhje të vërtetë" për Kosovën do të ketë vetëm kur Serbia dhe vendet tjera të rajonit t'i bashkangjiten BE-së.

Ajo i bëri këto komente në një konferencë në afërsi të Athinës, ku marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të Shqipërisë, Bullgarisë, Rumanisë dhe Serbisë, si dhe kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG