Ndërlidhjet

UNMIK: Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë, shkelje e Rezolutës 1244


Zëdhënësi i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Alexander Ivanko, ka thënë sot se UNMIK-u do t’ia bëjë të qartë Beogradit se “nëse Serbia vendosë të organizojë zgjedhje lokale kudo në Kosovë, atëherë kjo paraqet shkelje të Rezolutës 1244 dhe ato zgjedhje nuk do të kenë kurfarë vlere ligjore”.

Zoti Ivanko tha se një qëndrim të këtillë kanë edhe të gjithë anëtarët e Grupit të Kontaktit.

Kjo do të jetë përgjigja që UNMIK-u do t’i dërgojë kërkesës së Ministrit serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, për mbajtjen e zgjedhjeve lokale të Serbisë edhe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG