Ndërlidhjet

Hartmann: Akuzat e Del Pontes të "papërgjegjshme dhe jodinjitoze"


Akuzat e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, se shqiptarët e Kosovës kanë trafikuar organet e serbëve gjatë Luftës në Kosovë, janë të "papërgjegjshme dhe jodinjitoze", tha ish bashkëpunëtorja e saj e afërt, Florence Hartmann.

Ajo mëtutje i tha gazetës zvicerane Le Temps se Del Ponte kishte "prezentuar gjëra që ishte e pamundshme që me prova të krijoheshin faktet".

Florence Hartmann poashtu tha se mbajtja e organeve në temperaturë përkatëse dhe "mungesa e kapaciteteve adekuate sanitare e bënë këtë praktikë ekstremisht të vështirë".
XS
SM
MD
LG