Ndërlidhjet

Moskë: Protesta për njohjen e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore


Disa dhjetra aktivistë të rinj nga Abkhazia dhe Osetia Jugore demonstruan sot para zyrës së Këshillit të Evropës në Moskë duke kërkuar njohjen e këtyre republikave, të cilat kërkojnë shkëputjen nga Gjeorgjia.

Protestat pro pavarësisë u mbajtën një ditë pasi Brukseli dhe Uashingtoni e kritikuan atë që e quajtën "de fakto anektim" të këtyre rajoneve nga ana e Moskës.

Protestuesit u ankuan se Evropa ka qëndrim "dy fytyrësh", meqë shumë vende e kanë njohur Kosovën, por jo edhe Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG