Ndërlidhjet

Nju Jork: Papa bëri lutje për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit


Papa Benedikti i 16-të sot e vizitoi vendin në Nju Jork, ku më 11 shtator të vitit 2001 u bënë sulmet terroriste.

Papa, që po e përfundon vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, bëri lutje për afro 3 mijë viktimat e këtyre sulmeve, për familjet e tyre dhe për përfundimin e urrejtjes dhe të dhunës.

Në mesin e mysafirëve në këtë ceremoni ishin 16 familjarë të njerëzve që u vranë kur aeroplanat e rrëmbyer nga al-Kaida, i goditën kullat, katër të afërt të pjesëtarëve të ekipeve të shpëtimit që humbën jetën duke u përpjekur t'i shpëtojnë të tjerët dhe katër persona, që u shpëtuan këtyre sulmeve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG