Ndërlidhjet

Rice: Hamasi të heqë dorë nga dhuna


Lëvizja islamike Hamas duhet të heqë dorë nga dhuna për të treguar se është e gatshme për paqe, tha shefja e diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice.

Komentet e Rice u bënë pas deklaratave të ish presidentit amerikan Jimmy Carter se udhëheqësit e Hamasit në mërgim i kanë deklaruar se do ta pranojë të drejtën e Izraelit për të jetuar në paqe, nëse arrihet një marrëveshje që miratohet me votën e palestinezëve.

Carter u takua në Siri dhe në Bregun Perëndimor me drejtuesit e Hamasit, megjithë kritikat e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për të cilat Hamasi është lëvizje terroriste.

Sot në Izrael Carter tha se procesi i paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve ka bërë hapa pas.
XS
SM
MD
LG